Profili dhe struktura e programit
Kolegji ISPE ka treguar përkushtim të lartë në krijimin e një programi modern si në kurrikula ashtu edhe për nga mënyra e zhvillimit të tij, të përafërt me vendet e tjera evropiane dhe atraktiv për studentët e shkencave politike. Kurrikula e programit të shkencave politike është krejtësisht e re dhe larg sistemit klasik të të studiuarit të kësaj shkence. Struktura e programit i’u krijon studentëve hapësirë reflektimi, studim bashkëkohor, profesional dhe multidisiplinar duke filluar nga qeverisja bashkëkohore, administrata dhe politikat publike, sjellja dhe strategjitë politike, shoqëria civile, ideologjitë dhe lëvizjet politike, globalizimi, e drejta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat e integrimit evropian, e deri tek studimet e paqes dhe të sigurisë, etj.
Ky program është i ndërtuar në atë mënyrë që tenton të shmangë sa më shumë të mësuarit teorik dhe konceptin administrativ të shkencave politike duke përfshirë më shumë lëndë të cilat lidhen me të menduarit kritik dhe analitik.
Profili i programit i’u mundëson studentëve që të ndjekin ligjërata me mysafir të ftuar të jetës politike dhe shoqërore dhe të marrin pjesë në shkolla verore dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit duke i ndihmuar ata të përfitojnë njohuri të kulturës së përgjithshme, të krijojnë dhe shkëmbejnë kontakte, të përvetësojnë gjuhë të huaja, të zhvillojnë aftësitë analitike, aftësi të punës në grup, të të diskutuarit dhe të debatuarit.
Qëllimi dhe perspektiva e programit
Programi i shkencave politike i’u mundëson studentëve që gjatë tre viteve të studimit të merren me studime mbi qeverisjen, politikat dhe proceset publike, sistemet dhe sjelljet politike si dhe i’u mundëson përmirësimin e aftësive të tyre komunikuese dhe hulumtuese në mënyrë që të fitojnë eksperiencë në menaxhimin e politikave analizave të politikave qeveritare.
Studentët e shkencave politike përfitojnë aftësi analitike, njohuri administrative dhe aftësi komunikuese që do ti udhëheqin në karrierën e tyre në strukturat shtetërore lokale dhe qëndrore. Studentët pajisen me njohuritë e nevojshme sesi funksionon sistemi politik, ata fitojnë aftësi të të shkruarit dhe të lexuarit, krijojnë bazë të fortë edhe në fusha të tjera si media dhe komunikimi si dhe fitojnë njohuri mbi debatin bashkëkohor që lidhet me studimet e shkencave politike.
Të studiuarit në programin e shkencave politike i orienton studentët drejt një karriere të sigurtë punësimi në sektorë të ndryshëm si në institucionet shtetërore qëndrore dhe lokale, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, media, etj.
Thirrja akademike
Studentët me mbarimin e studimeve fitojnë thirrjen akademike Bachelor në Shkenca Politike – BA dhe pajisen me diplomë.
Kohëzgjatja e studimeve
Vite studimi: 3 vite
Semestra: 6 semestra
Kreditë: 1semestër = 30 ECTS
Gjithsej: 180 ECTS