Profili dhe organizimi i programit
Në programin e ekonomikut në Kolegjit ISPE, studentët fillimisht do të njihen me parimet apo njohuritë bazë të fushës së ekonomisë duke vazhduar tutje me thellimin e njohurive në lëndë të tjera përkatëse të secilit drejtim të studimeve.
Kurrikula e programit të ekonomikut e hartuar nga Kolegji ISPE është në përputhje të plotë me kërkesat e tregut të punës. Kjo kurrikulë ka paraparë lëndë të cilat i përgjigjen metodave të sotme bashkëkohore të të bërit biznes dhe që karakterizohen si determinuese në arritjen e suksesit siç janë: sjellja organizative, menaxhimi i burimeve njerëzore, e-marketingu, e-biznesi, hulumtimet e marketingut, strategjitë e marketingut, trendet e globalizmit në biznes etj.
Për të pasur sukses, dhe për të qenë të aftë të shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm në vendin e tyre të punës, ekonomistët e ardhshëm duhet patjetër të njihen me sistemin ekonomik evropian dhe gjitha politikat dhe proceset e tjera përcjellëse. Prandaj edhe Kolegji ISPE i ka shtuar ngjyrim evropian kësaj kurrikule me përfshirjen edhe të lëndëve të cilat ofrojnë njohuri të gjëra për ekonominë dhe tregun e BE-së siç janë: tregu i brendshëm i BE-së, bashkimi ekonomik dhe monetar, koordinimi i politikave ekonomike dhe të punësimit në BE, financat e BE-së, etj.
Qëllimi dhe perspektiva e programit
Përmes këtij plan programi, Kolegji ISPE përgatit studentët me njohuritë më të thella dhe më të avancuara në fushën e shkencave ekonomike, marketingut, bankave dhe menaxhmentit në përputhshmëri me të arriturat më të larta bashkëkohore dhe standartet evropiane.
Viti i parë i studimeve është i përbashkët për të gjitha drejtimet e studimit kurse në vitin e dytë studentët zgjedhin njërin nga katër drejtimet e Programit Ekonomik.
Drejtimet janë:
Thirrja akademike
Pas përfundimit të studimeve studentët marrin titullin Bachelor në Ekonomik dhe pajisen me diplomë.
Kohëzgjatja e studimeve
Studimet Bachelor në programin Ekonomik zgjasin tre vite, gjashtë semestra dhe numri i përgjithshëm i ECTS të nevojshme është 180.
Vite studimit: 3 vite
Semestra: 6 semestra
Kreditë: 1 semestër = 30 ECTS
Gjithsej: 180 ECTS