Ambasadorja Gjermane në Kosovë, Angelika Viets, do të vizitoj me dt.14.01.2015 (E mërkure) Kolegjin ISPE. Ajo me këtë rast do të mbaj për studentët një ligëratë me temën “Procesi i Liberalizimit të Vizave me Kosovën”, në të cilën do të merret me aspektet më të rëndësishme të dialogut, që vendi ynë e ushtron me BE-në me qëllim heqjen e regjimit të vizave për udhëtim dhe qëndrim të shkurtër të qytetarëve në vendet anëtare të Zonës së Shengenit.
Vizita e ambasadores Viets vjen në vazhdën e vizitave të personaliteteve të shquara vendore dhe ndërkombëtare në Kolegjin ISPE dhe ligjëratave të tyre për çeshtje aktuale nga interesi i përgjithshëm i shoqërisë kosovare.
Pas ligjëratës, ambasadorja Viets ka shprehur gatishmërinë që të pergjigjet në pyetjet e studentëve lidhur me sfidat që Kosova ballafaqohet në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Ligjërata do të filloj në orën 14.30 dhe do të mbahet në sallën numër 2 të Kolegjit ISPE.