LIGJËRATË ME Z. MIKE JERVIS

ispe logo big

LIGJËRATË ME Z. MIKE JERVIS

(Ligjërata e Z. Jervis mbahet nesër me dt.22.10.2015  në ora 11.00 në sallën Nr. 2)

Projekti “E Ardhmja Pa Dhunë” (vffkosovo.org) është një projekt i financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe e implementuar nga Klubi Rotarian Prishtina International (rc-pi.org), i cili synon të mbledhë rininë nga 7 komunitete (Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovica e Jugut, Kaçanik, Hani i Elezit, Peja) në një seri të punishteve në mënyrë që t’i ndihmojë atyre të kuptojnë konceptin e shoqërisë gjithëpërfshirëse. Cilët janë faktorët kryesorë prapa një shoqërie gjithëpërfshirëse? Si e arrijmë atë? Cilat janë disa nga faktorët e rrezikut? Si luajnë ideologjitë radikale fetare rol shkatërrimtar në këtë proces? Këto dhe shumë pyetje tjera janë pjesë e një diskutimi të gjerë qëllimi përfundimtar i të cilit është motivimi i të rinjve për të bërë ndryshime pozitive në komunitetet e veta. Si pjesë e 2 ngjarjeve përfundimtare, projekti VFF i ka kërkuar Z. Mike Jervis nga ‘Active Change Foundation’ (activechangefoundation.org) për të ardhur në Kosovë dhe për të dhënë këndvështrimin e tij dhe të organizatës së tij të bazuar në Mbretëri të Bashkuar. Z. Jervis ka punuar me rininë Myslimane të rrezikuar në Mbretërinë e Bashkuar për disa vjet dhe ka njohuri të thellë me rreziqet që ideologjitë radikale sjellin në zemrat dhe mendjet e të rinjve.

Eksperti britanik, Mike Jervis, nga Fondacioni për Ndryshime Aktive (Active Change Foundation – http://www.activechangefoundation.org) i Britanisë së Madhe do të vizitoj të enjten, më 22 tetor, Kolegjin ISPE dhe me këtë rast do të mbaj një ligjëratë kushtuar projektit për ndërtimin e së ardhmes pa dhunë, të cilën në Kosovë e zbaton organizata E ardhmja e Lirë nga Dhuna (Violence Free Future – vffkosovo.org).

Z. Jervis është eksperti i njohur britanik që së fundmi është angazhuar shumë në Britani të Madhe në projektet kushtuar avancimit të statusit të grave të reja, asistencën për të rinjtë që janë përfshirë në abuzimin e narkotikëve, si dhe në luftimin e ekstremizmit dhe ideologjive të dhunshme.

Ligjërata e Z. Jervis në Kolegjit fillon në ora 11.00 në selinë e Kolegjit ISPE (Rr. Adrian Krasniqi nr 9, Prishtinë), është e hapur për publikun dhe mediat janë të ftuara që të raportojnë për këtë ngjarje.

Nga Kolegji ISPE 

  

Comments are closed.