Caktohet Orari i Testeve nga Gjuhët e Huaja për Kandidatët për Universitetin e Bremenit

da

Njoftohen të gjithë studentët e Kolegjit ISPE, të cilët kanë aplikuar për vazhdimin e semestrit vjeshtor në Universitetin e Bremenit (Gjermani) në vitin e ardhshëm akademik 2015/2016, se është caktuar orari për mbajtjen e testeve nga gjuhët e huaja, që janë kusht për tu selektuar dhe shkuar në Bremen.

Testi i gjuhës angleze do të mbahet në Kolegjin ISPE të hënën më 27.07.2015 dhe fillon në ora 10:00, ndërsa testi nga gjuha gjermane do të mbahet të mërkurën më 29.07.2015 duke filluar nga ora 10:00.

Të gjithë aplikantët janë të obliguar të marrin pjesë në të dyja testet për të përcaktuar shkallën e tyre të zotërimit të këtyre dy gjuhëve.

Mundësia e vijimit të një semestri në Universitetin e Bremenit nga ana e studentëve të Kolegjit ISPE është e paraparë dhe realizohet në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim që Kolegji ISPE e ka vite me radhë me Universitetin e Bremenit. Kolegji ISPE është i vetmi institucion arsimor në Kosovë i cili ka arritur një marrëveshje të tillë me universitetet gjermane.

Comments are closed.