Sesione të përbashkëta me studentët e Kolegjit ISPE dhe atyre të Universitetit të Heidelberg-ut !!!

Sot fillojnë Sesionet e Përbashkëta mes dy institucioneve të arsimit të lartë, ku këtë vit këtë program e pasurojnë të ftuar të ndryshëm, ku ndër të tjerë më prezencën e tyre na nderojnë:

  • Shpend Ahmeti- Kryetar i Komunës së Prishtinës
  • Safet Gërxhaliu- Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës
  • Gjeneral Major Farina- Komandant i KFOR-it në Kosovë
  • Albin Kurti- Kryetar i Lëvizjes Vetvendosje
  • Arbëresha Raça Shala – Sekretare e Përgjithshme në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Temat për të cilat do të diskutohet gjatë javës në vazhdim janë :

  • “Kosova dhe Serbia: Evulucioni i marrëdhënieve bilaterale”
  • “Kosova dhe drejtësia transicionale: Roli i OJQ-ve”
  • “Zhvillimi Ekonomik në Kosovë”
  • “Dilema e ndërtimit të shtetit dhe pavarësia e Kosovës: Elitat”
  • “Skenarë për të ardhmen e Kosovës”

Ky aktivitet është i pari dhe i vetmi në Kosovë i cili bën ndërrimin e studentëve dhe stafit akademik me universitete me renome botërore, sepse fundja kjo është aspirata dhe motoja e Kolegjit ISPE- të zhvillojë studime Evropiane për një të ardhme Evropiane

Comments are closed.