Biblioteka elektronike

Bibloteka elektronike (e-library) dhe qasja online përbën një burim mjaft të mirë informacioni për studentët.

Prej vitit 2011, Kolegji ISPE është anëtar i Asociacionit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës (ABEK) duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Përmes kësaj marrëveshje studentëve të Kolegjit ISPE i’u mundësohet qasje në burimet elektronike të cilat sigurohen nga ky rrjet.

Duke e hulumtuar literaturën akademike në mënyrë elektronike, studentët e Kolegjit ISPE kanë mundësi të shumta në zgjerimin e temave studimore përmes burimeve të shumta akademike, si dhe në përzgjedhjen e atyre materialeve që iu nevojiten.