FDH–Kosovë ligjëron në ISPE për drejtësinë tranzicionale

1 Kolegji ISPEPërfaqësuesit e organizatës së njohur joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare–Kosovë (FDH–Kosovë) kanë mbajtur të enjten, më 8 janar 2015, një ligjëratë për studentet e ISPE-së kushtuar drejtësisë tranzicionale.
Drejtori i FDK-Kosovë, Bekim Blakaj, dhe hulumtuesit Dea Dedi dhe Agron Llolluni, kanë paraqitur gjenezën historike të nocionit të drejtësisë nacionale si dhe parametrat e saj kryesor në një shoqëri bashkëkohore, që ka dal nga konflikti civil, lufta apo ndonjë situatë tjetër krize të rëndë.
Duke e ilustruar ligjëratën me shembullin e Kosovës dhe sfidave, që kriza shumëvjeçare dhe lufta kanë shkaktuar dhe që duhen të adresohen, ata kanë analizuar mënyrën në të cilën shoqëria dhe shteti e kanë trajtuar deri më tani nevojën për arritjen e drejtësisë për viktimat, ndriçimin e së vërtetës, ushtrimin e llogaridhënies, kompezimin e dëmeve dhe reformimin e institucioneve.
Gjatë ligjëratës është prezantuar edhe baza e të dhënave për viktimat e luftës në Kosovë, e cila e përbën sistematizimin e parë impresiv në një vend të detajeve identifikuese të të gjitha viktimave të luftës së Kosovës. Kjo bazë e të dhënave deri më tash i ka regjistruar afro 13.500 viktima. Ajo është rezultat i punës shumëvjeçare hulumtuese të stafit të FDH–Kosovë në terren dhe mbështetet në dokumente, intervista me familjarë, dëshmitarë dhe evidencë tjetër, që i identifikon viktimat e vërteta të luftës.
Prezantimi ka zgjuar interesim të madh të studentëve Ata kanë ushtruar pyetje të shumta dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedim të frytshëm me përfaqësuesit e FDH–Kosovë për sfidat e drejtësisë tranzicionale në Kosovë.

Comments are closed.