Misioni & Vizioni
Avancimi i arsimit dhe aftësimit profesional në Republikën e Kosovës.
Deklarata e Misionit
Kolegji ISPE ka për mision avancimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Republikën e Kosovës, përmes zhvillimit të programeve shkollore të bazuara në procese cilësore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, zhvillimit dhe promovimit të punës kërkimore-shkencore, si dhe zhvillimit të burimeve njerëzore që ofrojnë shërbime cilësore për komunitetin dhe janë të afta të përballen me sfidat globale.
Misioni i Kolegjit ISPE është në përputhje me misionin e përgjithshëm të arsimit dhe aftësimit profesional në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, Kolegji ISPE synon të implementojë planprograme mësimore me staf të kualifikuar dhe me përdorimin e metodologjive bashkëkohore, duke mundësuar arritjen e standardeve evropiane në edukimin e profesionistëve në fusha të ndryshme kurrikulare, me rezultate të matshme në shkathtësi dhe njohuri profesionale.
Institucioni ynë synon që, përmes programeve shkollore, të zhvillojë dhe avancojë aftësitë individuale të nxënësve, duke i pajisur ata me dije të përdorshme në interes të individit dhe shoqërisë.
Arsimi është më shumë sesa arritja e një grade akademike; ai përfshin edhe zhvillimin e personalitetit dhe ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të vlerave. Prandaj, vizioni i Kolegjit ISPE është të jetë një institucion udhëheqës në Kosovë dhe rajon në arsimin dhe aftësimit profesional në fushat e:
Objektivat
Të bazuara fort në misionin institucional për ngritjen e cilësisë akademike.
Ofrimi i shërbimeve cilësore akademike përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
Angazhimi i stafit sipas udhëzimeve administrative përkatëse të MASHTI-t.
Sigurimi i stafit akademik të specializuar për zbatimin e programeve.
Krijimi i bashkëpunimeve me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Ofrimi i mundësive për punë kërkimore dhe zhvillimore.
Përgatitja e kuadrove profesionale të gatshme për tregun e punës.
Mbështetja e aftësive hulumtuese dhe komunikuese të nxënësve.
Realizimi i praktikave profesionale përmes bashkëpunimit me biznese.
Zhvillimi i potencialit maksimal të nxënësve.
Ofrimi i mbështetjes psikologjike dhe pedagogjike.
Sigurimi i një ambienti fizik dhe psiko-social të përshtatshëm.
Promovimi i vlerave humane dhe luftimi i dukurive negative.
Përshtatja e mësimdhënies sipas nevojave të nxënësve.
Forcimi i bashkëpunimit shkollë–prind–komunitet.
Kush Jemi Ne?
Një udhëtim i nisur që nga viti 2009, i përkushtuar ndaj arsimit të lartë dhe profesional në Kosovë.
2009
Themeluar në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës. Fillimisht funksionoi si Institut për Studime Politike dhe Evropiane (Bachelor: SIE, SIG, LLB, SHP, EK. Master: SE, SIG).
2021
Kolegji ISPE u akreditua zyrtarisht si institucion i arsimit profesional në drejtimet: Teknik Dentar dhe Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë.
2022
Zgjerim i mëtutjeshëm me drejtimet: Teknik i Farmacisë dhe Asistent i Fizioterapisë.
2025
Akreditimi i drejtimit: Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit me Elektronikë, duke përmbushur vizionin për një institucion polivalent dhe inovativ.
Burimet Njerëzore
Stafi i Kolegjit ISPE përbëhet nga personel i kualifikuar dhe i përzgjedhur me kujdes, në përputhje me standardet ligjore dhe akademike. Mësimdhënësit përdorin metoda bashkëkohore dhe kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit.
Menaxhimi i burimeve njerëzore është një element kyç i zhvillimit strategjik të institucionit, duke siguruar përmirësim të vazhdueshëm të procesit mësimor dhe mbështetje për nxënësit.
Kampusi
Një mjedis modern dhe frymëzues për suksesin tuaj akademik.
Infrastrukturë Bashkëkohore
Kampusi i Kolegjit ISPE ofron një infrastrukturë moderne që plotëson të gjitha standardet evropiane, duke siguruar hapësira të bollshme dhe moderne për mësimdhënie.
Laboratorë Modernë
Laboratorët janë të pajisur me teknologjinë më të fundit për të mundësuar realizimin e praktikave profesionale në nivelin më të lartë.
Struktura Organizative
Menaxhim efikas që mbështet misionin tonë akademik.
Bordi Drejtues
Bordi Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i Kolegjit ISPE, përgjegjës për strategjinë dhe politikat e zhvillimit.
Këshilli Akademik
Këshilli Akademik siguron cilësinë e programeve studimore dhe integrimin e praktikave më të mira pedagogjike.