European Studies (MA) - European Economic Integration

Profili dhe organizimi i programit: Studime Evropiane – Master

Programi Master në Studime Evropiane në Kolegjin ISPE ka për qëllim ti pajisë studentët me njohuri të gjëra rreth çështjeve evropiane të cilat më pas do ti shfrytëzojnë për të punuar në projekte të ndryshme profesionale.

Është një program dyvjeçar, i ndarë në tri drejtime studimore, me fokus të veçantë në sferën e së Drejtës Evropiane, Politikave të BE-së dhe Shkencave Ekonomike nga konteksti i studimeve evropiane.

Qëllimi i programit të studimit

Kursi i ofruar ju jep studentëve mundësinë të fitojnë njohuri rreth këtyre pikëpamjeve politike dhe kulturore në Evropë dhe rreth bashkëpunimit dhe integrimit Evropian. Programi Master gjithashtu ju ofron mundësinë studentëve që të fitojnë një sërë njohurishë të veçanta: teknikat për të punuar në projekte dhe puna në grup, teknikat e të negociuarit, teknikat për prezantim, aftësitë ndërkulturore, metodat për grumbullimin e të dhënave, dhe teknikat e të analizuarit.

Studentët do të kualifikohen në formën e njohurive, të kuptuarit dhe aftësive në fushat e mëposhtme:

  • Të kuptuarit e koncepteve bashkëkohore dhe historike të idesë për Evropën
  • Njohuri mbi institucionet Evropiane
  • Njohuri mbi politikat Evropiane
  • Njohuri mbi kulturën Evropiane dhe ambientin politik
  • Njohuri teorike mbi kulturën dhe zbatuesit e saj
  • Njohuri rreth metodologjive cilësore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave
  • Njohuri rreth metodave për analiza të bazuara në hulumtime
  • Njohuri rreth ndërtimit të kapaciteteve organizative dhe projekteve
  • Njohuri rreth zgjidhjes së projekteve akademike
  • Njohuri rreth të punuarit në një kontekst ndërkombëtar dhe ndër-disiplinar
  • Njohuri rreth teknikave të prezantimit verbal dhe me shkrim për audience të ndryshme.

Duke punuar në një mjedis akademik studentët do të përfitojnë njohuritë akademike dhe shoqërore të mëposhtme:

  • Aftësi për të identifikuar dhe mbledhur të dhëna relevante për të kuptuarit e mjedisit kulturor dhe politik në Evropë;
  • Aftësi për të identifikuar pozicionet e ndryshme teorike dhe zhvillojnë zbatimin analitik të tyre.
  • Aftësi për të ndërtuar korniza analitike dhe të kuptuarit e pasojave të zgjedhjeve teorike dhe metodologjike;
  • Aftësi për të planifikuar dhe hartuar projekte kërkimi;

Thirrja akademike

Në përfundimin e Studimeve Evropiane, kandidati fiton thirrjen akademike:

  • Master i Studimeve Evropiane  – E drejta e BE-së
  • Master i Studimeve Evropiane  – Integrime Ekonomike Evropiane
  • Master i Studimeve Evropiane  – Politikat e BE-së

Kohëzgjatja e studimeve dhe vëllimi

Kolegji ISPE ofron mundësi që studimet e magjistraturës të kryhen në kohëzgjatje prej një viti akademik ose dy vitesh akademike bazuar në sistemin e studimeve të  Kartës së Bolonjës (3+2).

Studimet dy vjeçare zgjasin katër semestra. Semestri i parë është studim i përgjithshëm themelor, kurse në semestrin e dytë akademik studenti përcaktohet apo profilizohet për një drejtim të vetëm. Një semestër në studime Master ka gjithsejtë 30 kredi ECTS, në përfundim të studimeve studenti duhet të plotësojë 120 kredi ECTS.

Ndërsa studimet njëvjeçare zgjasin dy semestra nga 30 kredi (ECTS) plus një semestër për përgatitjen e tezës së magjistraturës. Këto studime u mundësohen studentëve të cilat kanë përfunduar studimet bazë katërvjeçare (4+1­).

Semestri I

Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Historia dhe Politika e Evropës   Obligative      2+2  7        Syllabus
Integrimi Evropian, Teoritë, Institucionet dhe Proceset Vendimmarrëse në BE   Obligative      2+2  7       Syllabus
Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë e BE-së   Obligative      2+2 8       Syllabus
E Drejta e Bashkimit Evropian   Obligative      2+2 8       Syllabus
Semestri II – Viti i pare semestri II -Profili Politikat e BE-së
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Organizatat Ndërkombëtare   Obligative      2+0  6        Syllabus
Mbrojtja Juridike në BE   Obligative      2+1  6       Syllabus
Zgjerimi i BE-së   Obligative      2+1 6       Syllabus
Tregu i Brendshëm i BE-së dhe Politikat Përcjellëse   Obligative      2+1 6       Syllabus
Zbatimi i Politikave të BE-së   Obligative      2+0 4       Syllabus
Hyrje në Metodat Kuantitative   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
BE dhe Demokracia Parlamentare   Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
Profili Integrime Ekonomike Evropiane Semestri II
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Organizatat Ndërkombëtare   Obligative      2+0  4        Syllabus
Mbrojtja Juridike në BE   Obligative      2+1  6       Syllabus
Zgjerimi i BE-së   Obligative      2+1 6       Syllabus
Tregu i Brendshëm i BE-së dhe Politikat Përcjellëse   Obligative      2+1 6       Syllabus
Bashkimi Ekonomik dhe Monetar   Obligative      2+0 4       Syllabus
BE dhe Tregtia Ndërkombëtare   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Hyrje në Metodat Kuantitative   Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
Profili E Drejta e BE-së – Semestri II
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Organizatat Ndërkombëtare   Obligative      2+0  6        Syllabus
Mbrojtja Juridike në BE   Obligative      2+1  6       Syllabus
Zgjerimi i BE-së   Obligative      2+1 6       Syllabus
Tregu i Brendshëm i BE-së dhe Politikat Përcjellëse   Obligative      2+1 5       Syllabus
Krahasimi i Sistemeve Juridike   Obligative      2+0 4       Syllabus
Media dhe Politika   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Hyrje në Metodat Kuantitative   Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
Viti i II – Semestri i Pare – Politikat e BE-se
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja Ligjore   Obligative      2+0  4        Syllabus
E Drejta dhe Politika Evropiane e Konkurrencë   Obligative      2+1  6       Syllabus
Korporatat Trans nacionale dhe Hapësira Globale Ekonomike   Obligative      2+1 6       Syllabus
Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë e BE-së II   Obligative      2+0 6       Syllabus
Politika Sociale dhe Ekonomike Evropiane  Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
Marrëdhëniet e Jashtme Ekonomike   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Viti i II – Semestri i Pare-Integrime Ekonomike Evropiane
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja Ligjore 2   Obligative      2+0  4        Syllabus
E Drejta dhe Politika Evropiane e Konkurrencës   Obligative      2+1  6       Syllabus
Korporatat Trans nacionale dhe Hapësira Globale Ekonomike   Obligative      2+1 6       Syllabus
Marrëdhëniet e Jashtme Ekonomike   Obligative      2+0 6       Syllabus
Rritja dhe Kohezioni në BE   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë e BE-së II   Zgjedhore      2+0 4      Syllabus

Viti i II – Semestri i Pare- E Drejta e BE-se

Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja Ligjore   Obligative      2+0  4        Syllabus
E Drejta dhe Politika Evropiane e Konkurrencës   Obligative      2+1  6       Syllabus
Politika dhe e Drejta Evropiane e Ambientit   Obligative      2+1 6       Syllabus
E Drejta Komerciale Trans nacionale   Obligative      2+1 4       Syllabus
E Drejta e Medias, E Drejta e Komunikimit dhe Mbrojtja e të Dhënave   Obligative      2+0 6       Syllabus
Të Drejtat e Qytetarëve në BE   Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
E Drejta Ndërkombëtare Private   Zgjedhore     2+0 4     Syllabus

 

Semestri II

Teza Master