Studime të Sigurisë (MA)

Ky është një program i cili mbështetet në standardet e arsimit të lartë si dhe të arriturat dhe debatet më bashkëkohore të studimeve të sigurisë. E gjithë kjo me qëllim që të studentët të aftësohen në lëmin e studimeve të sigurisë, duke ju ofruar një perspektivë më të avancuar të fenomenit të sigurisë, në mënyrë që të prodhojë kuadro cilësore dhe të mirëfillta për t’i shërbyer tregut në zhvillim të sektorit të sigurisë. Sot, në Evropën e bashkuar dhe të integruar është e pamundur që studentët krahas studimit të së drejtës dhe shkencave politike të mos kenë njohuri për debatin bashkëkohor lidhur me studimet e sigurisë, sistemet e sigurisë kombëtare apo edhe për kërcënimet ndërkombëtare të sigurisë, si dhe terrorizmin e krimin e organizuar.

Prandaj Kolegji ISPE e ka hartuar këtë program duke i marrë parasysh edhe lëndët e shkencave politike dhe drejtësisë, por duke u përqendruar në multi-dimensionalitetin e studimeve të sigurisë. Plani dhe programi i Departamentit për Studime të Sigurisë – Master ka komplementuar dhe avancuar programin e studimeve themelore. Kolegji ISPE, për zbatimin të mirëfilltë të këtij programi, ka ndërtuar këtë plan dhe program të përbashkët (Join Curiculum) me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Regensburgut në Gjermani në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë universitet.