Për të studiuar në Kolegjin ISPE mund të regjistroheni:
Për tu regjistruar në studime bachelor, i interesuari duhet të dorëzojë këto dokumente: diplomën e përfundimit të shkollës së mesme (përfshirë dhënien e provimit të maturës shtetërore sipas kërkesave të MASHT-së); një kopje të lëtërnjoftimit.
Për tu regjistruar në studime master, i interesuari duhet të dorëzojë këto dokumente: diplomën për përfundimin e studimeve Bachelor; një kopje të letërnjoftimit.
Studentët njoftohen përmes faqes zyrtare të internetit të kolegjit për të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet që organizohen në Kolegjin ISPE.
Karta e studentit është e nevojshme për tu identifikuar si student i Kolegjit ISPE dhe për të marrë pjesë në procesin mësimor (ligjërata, ushtrime, provime) dhe në të gjitha aktivitetet e tjera të Kolegjit ISPE, pra për të shfrytëzuar mundësitë dhe shërbimet që ofron Kolegji ISPE (për shembull: linjat e shërbimit pa pagesë të autobusëve të Kolegjit ISPE, sallën e bibliotekës, internetit, etj). Letërnjoftimi apo patentë shoferi nuk e zëvëndëson kartën e studentit.
Studentët njoftohen përmes faqes zyrtare të internetit të kolegjit për orarin e ligjëratave dhe të provimeve.
Provimet paraqiten gjithmonë në mënyrë online përmes ueb-faqes së kolegjit në sistemin SIS.
Në momentin e regjistrimit në Kolegjin ISPE, Zyra e IT-së e kolegjit e informon studentin rreth mënyrës së qasjes dhe të përdorimit të sistemit SIS dhe e pajis atë me numrin përkatës për log in/hyrje në SIS dhe po ashtu e udhëzon për mënyrën sesi ti sigurojë të gjitha shërbimet të cilat janë në dispozicion online në SIS për studentë siç janë: mënyra e paraqitjes së provimeve, mënyra e marrjes së ligjëratave, evidentimin e vlerësimit/notës, etj.
Qasja në sitemin SIS është personale për secilin student, çdo student ka llogarinë/log in-in e tij në SIS dhe askush tjetër nuk ka qasje në të dhënat e tij.
Afatet e rregullta të provimeve në Kolegjin ISPE janë: Janar, Prill, Qershor, Shtator dhe Nëntor të secilit vit akademik.
Në rast të hapjes së afateve të tjera shtesë (afate jo të rregullta) për paraqitjen e provimeve, Kolegji ISPE njofton studentët përmes faqes zyrtare në internet të Kolegjit ISPE. Në një rast të tillë, Kolegji ISPE përmes njoftimit në ueb-faqen zyrtare në internet jep edhe sqarimet përkatëse se cilave grupe të studentëve iu dedikohet shpallja e këtyre afateve të provimeve, pra se cilët janë studentët të cilët kanë të drejtë të paraqesin provime në këto afate.
Kolegji ISPE nuk praktikon vendosjen e kushtit dhe as kufizim për numrin e paraqitjes së provimeve.
Të gjithë studentët të cilët i janë nënshtruar një provimi të caktuar, njoftohen me e-meil nga administrata e Kolegjit ISPE për vlerësimin e marrë/rezultatin e arritur në provim si dhe njëkohësisht për ditën dhe datën e mbajtjes së konsultimeve me profesorin e lëndës.
Të gjithë studentët e Kolegjit ISPE mund të kontaktojnë profesorët/ligjëruesit e lëndëve përkatëse të tyre përmes e-meilit zyrtar të kolegjit (për shembull: emri.mbiemri@kolegji-ispe.org)
Njësoj mund të kontaktohet edhe stafi administrativ i Kolegjit ISPE.
Si rregull ndryshimi i orarit të ligjëratave nuk është i mundur, studentët duhet të akomodojnë veten në funksion të angazhimeve akademike në Kolegj përfshirë edhe orarin e ligjëratave.
Megjithatë, një kërkesë për ndryshim orari është e mundur që të paraqitet. Në një rast të tillë, kërkesa duhet të dorëzohet në administratën e Kolegjit ISPE brenda 2 javëve të para të fillimit të semestrit/ligjëratave dhe nënshkruhet nga të paktën 70% e studentëve të grupit që ndjekin ligjëratat. Kërkesa duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, numrin e ID-së dhe nënshkrimin e secilit student si dhe ditën dhe orën kur studentët propozojnë zhvendosjen e ligjëratës.
Pasi kërkesa të shqyrtohet, administrata e Kolegjit ISPE i njofton studentët mbi miratimin ose mos miratimin e saj brenda një periudhe prej 7 ditësh prej momentit të dorëzimit të saj.
Po, secili student ka të drejtë të refuzojë vlerësimin e notës së pranuar. Për një gjë të tillë, studenti duhet që brenda afatit të shpallur paraprakisht për refuzimin e vlerësimit (në ueb faqe të Kolegjit) të paraqitet personalisht në administratën e Kolegjit ISPE, të plotësojë dhe të dorëzojë formularin përkatës (të cilin e merr në administratë).
Biblliotekat dhe salla e kompjuterëve për studentë – Kati III
Kabineti i Komjuterëve – Kati II
Salla e Profesorëve – Kati III
Zyra për Bashkëpunim dhe Hulumtim – Kati III
Zyra e Sigurimin e Cilësisë – Kati III
Zyra për Regjistrim – Kati II
Zyra e IT-së – Kati II
Zyra për Shërbime Akademike – Kati IV
Zyra e Arkivit – Kati IV
Sallat e Ligjëratave
Kati Përdhes – Salla A, B, C, D
Kati I – Salla Nr. 1
Kati II – Salla Nr. 2, Nr. 3, dhe Nr.4 (Kabineti i Kompjuterëve)
Kati III – Salla Nr. 4a, Biblioteka, Salla e kompjuterëve për studentë.
Kati IV – Salla Nr. 5, Nr. 6.
Kati V – Salla Nr. 7, Nr. 8, Nr. 8a, Nr. 9, Nr.9a, Nr.10.
Mënyra e pagesës së studimeve përcaktohet në marrëveshjen e studimeve. Në këtë aspekt, Kolegji ISPE tregon fleksibilitet dhe merr parasysh mundësitë paguese të studentë. Tarifa e studimit të një viti akademik mund të paguhet e plotë ose e ndarë në këste (siç e praktikojnë shumica e studentëve) më së shumti në 12 këste brenda vitit. Pagesat kryhen në të gjitha bankat e Kosovës në të cilat Kolegji ISPE ka llogari bankare, dhe për këtë studenti pajiset me fletëpagesë të cilën e merr në Kolegjin ISPE.
Studentët për pagesën e tarifës së studimit mund të përfitojnë edhe nga marrëveshje e Kolegjit ISPE me Bankën TEB për të marrë kredi bankare me zero përqind (0%) interes.
Studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve mund të aplikojnë për bursë nëse i përkasin kategorive të caktuara të cilët përfitojnë zbritje në tarifën e studimit nga Kolegji ISPE.
Studentët e viteve të dyta, treta dhe të katërta – mund të aplikojnë për bursa bazuar në suksesin/arritjen akademike të treguar gjatë studimeve, aplikojnë për skemën e bursave.
Kërkesa për bursë dorëzohet në administratën e kolegjit (në fillim të çdo viti akademik më së largu deri me datë 15 Nentor) dhe asaj i bashkangjitet: kopje e ID-së së studentit, dhe dokumentin që dëshmon përkatësinë në njërën nga kategoritë përfituese të bursës. Kurse studentët të cilët aplikojnë për bursë bazuar në suksesin e treguar gjatë studimeve krahas ID-së, dorëzojnë edhe çertifikatën e notave.
Për bursa vendos Këshilli i Kolegjit ISPE.
Për çdo dokument studentët duhet të bëjnë kërkesë në administratën e kolegjit.
Kërkesat më të shumta zakonisht janë për vërtetime dhe për transkriptë të notave. Studentët si rregull pajisen me vërtetim brenda ditës në të cilën bëjnë kërkesën, kurse për transkriptë të notave studentët pajisen brenda 3 ditëve.
Zyra për Shërbime Akademike i njofton studentët për tu paraqitur për të tërhequr dokumentet për të cilat kanë aplikuar/bërë kërkesë.
Shpesh studentët kërkojnë rekomandime nga profesorët e tyre si mbështetje për të aplikuar për shkolla verore, bursa studimi, studime të mëtejme etj. Në të gjitha këto raste, studentët duhet të kontaktojnë drejtpërdrejtë profesorin dhe jo administratën e Kolegjit ISPE.
Në dy rrugë, së pari duke kontaktuar Zyrën për Sigurimin e Cilësisë (vetëm personalisht) për të marrë udhëzime përkatëse dhe së dyti duke kontaktuar drejtpërdrejtë profesorin e përzgjedhur paraprakisht nga ana juaj i cili mund të mentorojë temën tuaj.
Si rregull, në këtë rast, është në dobi të studentit që përpara se të kontaktojë profesorin e përzgjedhur, studenti të zhvillojë një ide dhe hartojë një plan/propozim konkret për temën e diplomës të cilën ai synon të shkruajë dhe t’ia paraqesë profesorit. Në këtë mënyrë, rruga drejt caktimit të një teme diplome bëhet më e thjeshtë dhe më e shpejtë, pasi studenti dhe profesori mund të konsultohen rreth propozimeve konkrete (atyre të paraqitura nga studenti dhe nga profesori) për përzgjedhjen e temës, mënyrën e strukturimit, metodat e elaborimit, etj.
Pas përzgjedhjes së temës dhe mentorit përkatës, studenti bën lajmërimin/regjistrimin përkatës të saj në Zyrën për Shërbime Akademike.
Për rregullat që duhen ndjekur për punimin e temës së diplomës, të gjithë studentët Bachelor dhe master mund të konsultojnë edhe Manualin për Punimin e Temës së Diplomës.
Menjëherë pas diplomimit (në shumë raste brenda të njëjtës ditë) studenti pajiset me çertifikatë diplomimi (e vlefshme për 6 muaj) e cila shërben si dëshmi diplomimi deri në lëshimin e diplomës.
Brenda një periudhe 2 mujore prej ditës së diplomimit, i diplomuari njoftohet nga Zyra për Shërbime Akademike për tu paraqitur për tërheqjen e diplomës.
Çdo student i Kolegjit ISPE ka të drejtë që automatikisht të regjistrohet për ndjekjen e kurseve, për tu regjistruar ai kontakton Qendrën e Karrierës së Kolegjit ISPE (personalisht ose me e-meil).
Për vizita studimore, shkolla verore dhe praktika pune, studentët e interesuar varësisht nga natyra e aktivitetit dhe kriteret duhet të ndjekin procedurat e shpallura për përzgjedhje për tu bërë pjesmarrës në aktivitetet përkatëse. Për këtë qëllim ata duhet të kontaktojnë Qendra e Karrierës së Kolegjit ISPE (personalisht ose me e-meil).