Programi Bachelor Studime të Sigurisë

Profili dhe organizimi i programit: Studime të Sigurisë

Kolegji ISPE ofron program ekskluziv për studime të sigurisë, duke shënuar një faqe të re të historisë së sektorit të sigurisë jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.

Programi i Studimeve të Sigurisë është unik për nga përmbajtja dhe fakti se lëndët e këtij programi ligjërohen nga profesorë të dalluar, të cilët janë edhe pjesë e strukturave institucionale të Kosovës, si Policia e Kosovës apo edhe institucione tjera të cilat kanë ndërlidhje më këtë fushë.

Studentët gjatë studimeve të tyre do të kenë në fokus të mësimit institucionet dhe politikat kryesore të sigurisë. Ata fillimisht do të njihen me bazat e studimeve të sigurisë, me sistemin e sigurisë, veprimtarinë policore etj, duke vazhduar më tutje me shërbimet e inteligjencës, sigurinë e informacionit, forcat e armatosura, rreziqet dhe kërcënimet transnacionale etj.

Qëllimi dhe perspektiva e programit të studimit

Kolegji ISPE përmes Fakultetit të Sigurisë dhe programit professional të tij synon të luaj një rol të rëndësishëm në ofrimin e mundësive për edukimin e kuadrove për fushën e sigurisë, duke ofruar arsimim cilësor për fushën e sigurisë, diploma kredibile të njohura ndërkombëtarisht, mundësi kjo e cila do të ofronte perspektivë për zhvillimin e karrierës profesionale për të gjithë ata të rinj të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të punojnë në institucionet e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Institucionet e sigurisë në Kosovë janë ende në ndërtim e sipër duke pasur parasysh zhvillimet politike në vend. Kolegji ISPE garanton një formësim profesional dhe zhvillim akademik në këtë program për të gjithë studentët që profilizohen në këtë drejtim.

Thirrja akademike

Pas përfundimit të studimeve studenti merr thirrjen Bachelor i Studimeve të Sigurisë dhe pajiset me diplomë .

Kohëzgjatja e studimeve dhe vëllimi

Kohëzgjatja e programit BA Studime të Sigurisë është tri vite. Pra studimet zgjasin në gjashtë semestra dhe numri i përgjithshëm i ECTS është 180 kredi. Programi do të arrijë 180 ECTS përgjatë gjithë moduleve në tre vitet duke përfshirë edhe disertacionin përfundimtar.

Vite studimi                   3 vite

Semestra                      6 semestra

Kreditë                          Një semestër = 30 ECTS

Gjithsejtë                      180 ECTS

 

Semestri I
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Aftësi Studiuese dhe Metodologji e Hulumtimit I   Obligative      2+1  5        Syllabus
Fillet e së Drejtës Obligative     2+1 5        Syllabus
Hyrje në Studime të Sigurisë   Obligative      2+1  6       Syllabus
Menaxhimi dhe Sjellja Organizative ( Teoria dhe Konceptet)   Obligative      2+1 4       Syllabus
Sistemi Kombëtar i Sigurisë (teoritë dhe konceptet)   Obligative      2+1 6       Syllabus
Bazat e Veprimtarisë Policore   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Historia dhe Politika e Evropës   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Semestri II
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Aftësi Studiuese dhe Metodologji e Hulumtimit II   Obligative      2+1  6        Syllabus
Menaxhimi dhe Sjellja Organizative: praktika, shembujt dhe rastet   Obligative      2+1  5       Syllabus
Sistemi i Sigurisë Kombëtare: praktika, shembujt dhe rastet  Obligative      2+2 7       Syllabus
Studime Bashkëkohore të Sigurisë   Obligative      2+2 7       Syllabus
Organizatat Ndërkombëtare   Obligative      2+0 5       Syllabus
Rreziqet dhe Kërcënimet Transnacionale   Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Semestri III
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Menaxhimi i Sigurisë Publike: konceptet   Obligative      2+2  5        Syllabus
Kriminologji   Obligative      2+1  5       Syllabus
Studime të Paqës dhe të Sigurisë   Obligative      2+1 5       Syllabus
Siguria e Informacionit   Obligative      2+1 6       Syllabus
Institucionet e BE-së dhe Proceset Vendimarrëse   Obligative      2+1 5       Syllabus
Politikat e Sigurisë së Ballkanit  Zgjedhore    2+0 4       Syllabus
Qeverisja Demokratike e Sektorit të Sigurisë   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Semestri IV
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Menaxhimi i Sigurisë Publike: praktika dhe shembujt   Obligative      2+1  5        Syllabus
Proceset Vendimmarrëse në BE   Obligative      2+1  6       Syllabus
Studimet Strategjike   Obligative      2+2 7       Syllabus
Të Drejtat e Njeriut dhe Sektori i Sigurisë: teoria   Obligative      2+2 7       Syllabus
Siguria Rajonale  Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Forcat e Armatosura, shoqëria dhe strategjia   Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Semestri V
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Shërbimet e Inteligjencës   Obligative      2+1  6        Syllabus
Siguria dhe Mbrojtja civile   Obligative      2+1  5       Syllabus
Kontrolli i Armëve Nukelare, armatimi dhe përhapja e Armëve Nukelare   Obligative      2+1 5       Syllabus
Të Drejtat e Njeriut dhe Sektori i Sigurisë: praktikat dhe rastet   Obligative      2+1 5       Syllabus
Politikat Publike  Obligative      2+1 5      Syllabus
Puna e Organizatave Policore   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Menaxhimi i Projekteve të Sektorit të Sigursë   Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
Semestri VI
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Tema e Diplomës   Obligative      30        Syllabus

Na Kontakto

  • (+381) 038 221 744
  • (+377) 044 674 566

Newsletter

Abonohu ne sistemin tonë për të marrë informata e reja nga Kolegji ISPE përmes emailit.

Rrjetet Sociale

Na ndiq në rrjetet sociale:
Copyright © Kolegji ISPE 2014