Programi Bachelor për Studime të Integruara Evropiane

Profili dhe organizimi i programit studimor: Studime të Integruara Evropiane

Programi Bachelor për Studime të Integruara Evropiane është program ndërdiciplinar i cili përbëhet nga katër profile të integruara në një drejtim. Profilet brenda këtij programi i përkasin profilit politik, ekonomik, juridik dhe të kulturës së përgjithshme të cilat mësohen bashkërisht gjatë tri viteve të studimit. Ky program është i hartuar në atë mënyrë që në secilin semestër studentët do të kenë një lëndë nga secili nga profilet e lartpërmendura duke bërë këtë program të larmishëm dhe në të njëjtën kohë mjaft atraktiv.

Duke qenë se fusha e Studimeve Evropiane në Kosovë është një fushë mjaft e re e studimit, Kolegji ISPE si një ndër të parët që zhvillon këtë program, ka krijuar një plan program mjaft të sofistikuar dhe mirëstrukturuar për studentët.

Modulet e këtij programi nga të gjitha profilet janë të organizuara dhe të ndara nëpër semestra në atë mënyrë që përcjellin një kontinuitet të ngjarjeve, politikave dhe zhvillimeve në Bashkimin Evropian duke filluar nga historia dhe institucionet kryesore të Bashkimit Evropian,tregu i brendshëm i Bashkimit Evropian, Liritë Themelore, e Drejta e Komunikimi në BE deri tek  thellimi dhe zgjerimi i kësaj fushe të studimit në të Drejtën e konkurrencës së Bashkimit Evropian, në Analizat Ekonomike e Fondet strukturore. 

Qëllimi dhe perspektiva e programit studimor

Komuniteti Evropian dhe politikat e Bashkimit Evropian kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në praktikën e tashme dhe të ardhshme profesionale të studentëve në mbarë Evropën. Evropa është duke u bërë gjithmonë më e afërt dhe e bashkuar çka parashtron nevojën për njerëz të kualifikuar dhe të aftë për ti kontribuar këtij procesi.

Kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë vetëm me institucionet e Bashkimit Evropian mirëpo gjithashtu duhet të fokusohemi në analizat dhe proceset sociale, ekonomike dhe kulturore të BE-së andaj edhe qëllimi i këtij programi përputhet saktë me këto politika dhe zhvillime.

Studentët e këtij programi do të zhvillojnë mendim dhe aftësi kritike dhe analitike për ngjarjet dhe proceset brenda këtij konteksti dhe për më tepër do të kontribuojnë në vetë ndërtimin e këtyre proceseve për të mirën e Kosovës.

Programi për Studime të Integruara Evropiane është program akademik që i plotëson në masë të madhe kërkesat e tregut të punës në Kosovë duke pasur parasysh mungesën e kuadrove të specializuara në këtë fushë.

Studentët të cilët përfundojnë studimet Bachelor fillimisht kanë mundësi të vazhdojnë studimet e tyre në nivelin Master pranë Kolegjit ISPE për të njëjtën fushë, përkatësisht në programin Master për Studime Evropiane, në mënyrë që edhe tutje të avancojnë njohuritë e tyre. Të diplomuarit do të kenë mundësi punësimit në të gjitha institucionet si publike ashtu edhe private jo vetëm në Republikën e Kosovës mirëpo edhe në rajon apo më gjerë. Duke pasur parasysh se ky program është ndërdiciplinar apo i përbërë nga katër fusha të ndryshme, studentët do të jenë do të jenë mjaft kompetent që t’i qasen nga pikëpamja e këtyre fushave të studimit vendit të punës.

Thirrja akademike

Me rastin e përfundimeve të studimeve kandidati merr thirrjen Bachelor i Studimeve të Integruara Evropiane dhe pajiset me diplomë.

Kohëzgjatja e studimeve dhe vëllimi

Programi për Studime të Integruara Evropiane zgjat 3 vite, pra gjithsejtë 6 semestra.

Në përgjithësi është përshkrimi i dhënë më poshtë:

Vite studimesh      3 vite

Semestra              6 semestra

Kreditë                 1 semestër = 30 ECTS

Gjithsej                 180 ECTS

 

 

Semestri I
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset

Historia, Kushtetuta dhe Institucionet e

BE-së

  Obligative      2+2  7        Syllabus
Liritë Themelore   Obligative    2+2  5       Syllabus
Hyrje në Shkenca Politike   Obligative    2+1 6       Syllabus

Tregu i Brendshëm nga Pikëpamja Ekonomike

  Obligative     2+1  6       Syllabus
Bashkimi Ekonomik dhe Monetar   Zgjedhore     2+0 4       Syllabus

Media dhe Diversiteti Religjioz dhe Kulturor në BE

  Zgjedhore     2+0 4       Syllabus
Semestri II
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Zgjerimi i BE-së   Obligative      2+2  6        Syllabus

Analiza Ekonomike në Procesin e Integrimit Evropian

  Obligative      2+1  6       Syllabus

Fazat e Integrimit Evropian nga Këndvështrimi Historik

  Obligative      2+0 4       Syllabus
Media dhe Politika e BE-së   Obligative      2+1 4       Syllabus
Teoritë Politike në Integrimin Evropian   Zgjedhore      2+1 6       Syllabus

Format e Reja të Qeverisjes në Bashkimin Evropian

  Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Bashkimi Ekonomik dhe Monetar   Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
Semestri III
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Mbrojtja Juridike në BE   Obligative      2+1  6        Syllabus

Fondet Strukturore dhe Politika e Kohezionit

  Obligative      2+1  6       Syllabus
Krijimi i Teorive për Kulturat   Obligative      2+0 4       Syllabus

Institucionet dhe Proceset Vendimmarrëse në Bashkimin Evropian

  Obligative      2+0 4       Syllabus
Të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja Ligjore   Obligative      2+1 6       Syllabus

Financat e Bashkimit Evropian, Kontrolli Financiar

  Zgjedhore      2+0 4       Syllabus

Bashkëpunimi në Arsim, Bashkëpunimi i Universiteteve

  Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
Semestri IV
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset

Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë e BE-së

  Obligative      2+2  7        Syllabus

Koordinimi i Politikave Ekonomike dhe të Punësimit të Shteteve Anëtare të BE-së

  Obligative      2+1  6       Syllabus
Politika Evropiane e Konkurrencës   Obligative      2+1 6       Syllabus
E Drejta Ndërkombëtare Publike   Obligative      2+2 7       Syllabus
Organizatat Ndërkombëtare   Obligative      2+0 4       Syllabus
Komunikimet Ndër dhe Trans Kulturore   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Semestri V
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset

Në Rrugën Drejt Kushtetutës se Bashkimit Evropian

  Obligative      2+2  7        Syllabus

Politika Minoritare në Shtete të ndryshme Evropiane

  Obligative      2+1  6       Syllabus
Marrëdhëniet e Jashtme Ekonomike   Obligative      2+2 7       Syllabus
Politika e Përbashkët Bujqësore (PPB)   Obligative      2+1 6       Syllabus
Të Rinjtë në Evropë  Obligative      2+0 4      Syllabus
Lobimi për Fonde dhe Ide në Bruksel   Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Semestri VI
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Krahasimi i Sistemeve Juridike   Obligative      2+1  7        Syllabus
E Drejta Komerciale Trans Nacionale   Obligative      2+0 6       Syllabus
Procedurat Administrative   Obligative      2+0 7       Syllabus
Koncepti i të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës   Obligative      2+1 6       Syllabus

Fazat Kryesore të Procesit të Integrimit Evropian nga Këndvështrimi i Shkencave Politike

  Zgjedhore      2+0 4       Syllabus
Politika Evropiane e Energjisë   Zgjedhore      2+0 4      Syllabus
Tema e Diplomës        6      Syllabus

Na Kontakto

  • (+381) 038 221 744
  • (+377) 044 674 566

Newsletter

Abonohu ne sistemin tonë për të marrë informata e reja nga Kolegji ISPE përmes emailit.

Rrjetet Sociale

Na ndiq në rrjetet sociale:
Copyright © Kolegji ISPE 2014