Bashkëpunimi vendës dhe ndërkombëtar i Kolegjit ISPE

BASHKËPUNIMI VENDËS DHE NDËRKOMBËTAR I KOLEGJIT ISPE

Kolegji ISPE ka një sërë bashkëpunimesh me institucione të ndryshme si të vendit, ashtu edhe ndërkombëtare. Kolegji ISPE është në përpjekje të vazhdueshme për të lidhur sa më shumë marrëveshje  nga të cilat përfitojnë studentët e Kolegjit  duke rritur kështu cilësinë në të njëjtin nivel me ato të Universiteteve Evropiane

MARRËVESHJA ME NATO-n:

Kolegji ISPE është i vetmi bartës i arsimit të lartë që ka marrëveshje me NATO-n, e cila përfshin: Këndin e NATO-s (literaturë, materiale të ndryshme dhe shumë informacione të tjera mbi NATO-në dhe çështjet e sigurisë), dhe bibliotekën online të NATO-s, e cila u mundëson studentëve qasje në literaturë elektronike. 

MARRËVESHJA ME UNIVERSITETIN E GLOUCESTERSHIRE:

Kolegji ISPE është partner me rrjetin e universiteteve botërore të udhëhequra nga Universiteti i Gloucestershire (Angli), rrjet i cili do të përgatisë një program inovativ të studimeve Master bazuar në trendet dhe kërkesat e reja të shoqërisë në nivel global.


MARRËVESHJA ME FSK-në:

Me anë të kësaj marrëveshjeje Kolegji ISPE ofron trajnime dhe aftësime profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, ndërkaq FSK do t’i ofrojë mbështetje programit akademik të Kolegjit ISPE në fushën e sigurisë.


MARRËVESHJA ME BIBLIOTEKËN EVROPIANE TË KOSOVËS: 

Biblioteka Evropiane e Kosovës u ofron qasje studentëve të Kolegjit ISPE. Fondi i pasur i kësaj biblioteke në fushën e integrimeve evropiane, mbështet studentët e Kolegjit në nevojat e tyre për hulumtim dhe eksplorimin e dijes.


MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS: 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron mundësi studimi për studentët e Kolegjit ISPE si rezultat i shkëmbimit të literaturës mes këtyre dy institucioneve.

MARRËVESHJA ME ASOCIACIONIN E KOMUNAVE TË KOSOVËS:

Kolegji ISPE ka marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës, e cila i ndihmon studentët e Kolegjit ISPE me qasje në dokumente të ndryshme rreth hulumtimeve të caktuara.


KOLEGJI ISPE KA MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI EDHE ME ASOCIACIONIN E GAZETARËVE PROFESIONISTË TË KOSOVËS.

Na Kontakto

  • (+381) 038 221 744
  • (+377) 044 674 566

Newsletter

Abonohu ne sistemin tonë për të marrë informata e reja nga Kolegji ISPE përmes emailit.

Rrjetet Sociale

Na ndiq në rrjetet sociale:
Copyright © Kolegji ISPE 2014