Rreth nesh

ispeweb

Kolegji ISPE është institucion privat i arsimit të lartë i themeluar në pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Kosovë në vitin 2010.

 Kolegji ISPE, në pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Kosovë dhe dispozitat e tjera të kësaj fushe, vepron në bazë të Statutit i cili rregullon misionin, organizimin, qeverisjen, mënyrën e zgjedhjes së organeve të Kolegjit ISPE, zhvillimin e studimeve, statusin e personelit akademik, administrativ dhe të studimeve, çështjet e disiplinës institucionale si dhe çështje të tjera të rëndësishme për këtë institucion arsimor.

ISPE ka filluar për herë të parë veprimtarinë e tij në cilësinë e Institutit për Studime Politike dhe Evropiane fillimisht duke u marr me shërbime të konsulencës dhe njëkohësisht duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmbushur kushtet ligjore, teknike, administrative dhe akademike në mënyrë që të aplikojë për akreditim për herë të parë me programin BA Studime të Integruara Evropiane.

Kolegji ISPE i është qasur në mënyrë serioze dhe tejet profesionale çështjes së krijimit dhe zhvillimit të një kurrikule bashkëkohore  e cila vjen si një ndër alternativat më të suksesshme  dhe ekskluzive për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Këto alternativa që përbëjnë programin studimor janë përpiluar si shtyllë e fortë e cila ka për bazë krijimin e një ambienti të përshtatshëm studimor dhe që aspirojnë të plotësojnë fushat e mangëta të studimit  në Kosovë.

Kolegji ISPE i ka kushtuar një rëndësi të veçantë krijimit të këtij programi dhe si i tillë është hartuar në Universitetet më të mira në Gjermani për t’u aprovuar në raundin e parë të procesit të akreditimit. Duke qenë prezent të një suksesi fillestar mjaft të madh, Kolegji ISPE  në vitin 2011 filloi procedurat e aplikimit për herë të dytë, kësaj rradhe duke u profilizuar edhe në dy programe tjera me kapacitete të përforcuara. Vlerësimi i raundit të dytë të akreditimit ishte mjaft pozitiv dhe në të njëjtën kohë edhe inkurajues për menaxhmentin e ISPE-së duke pasur parasysh kualifikimin e ISPE-së si një institucion serioz dhe i përkushtuar i arsimit të lartë. 

 Më pas me rritjen e kredibilitetit dhe me rritjen e interesit të shumë studentëve Kolegji ISPE si një ndër institucionet më të suksesshme në Kosovë, në vitin e tretë të veprimtarisë së tij, zgjerohet akademikisht duke u akredituar edhe në dy programe të tjera me ofrimin e pesë programeve akademike të nivelit Master dhe Bachelor -në fushën e Studimeve Evropiane, të Studimeve të Sigurisë, fushën e Ekonomisë, Juridikut dhe Shkencave Politike.

Tashmë në vitin e katërt nga themelimi i tij, Kolegji ISPE numëron dhe ofron gjashtë programe akademike duke u bazuar ne vendimin e akreditimit nr 500/13 të datës 08.07.2013.

Programet që Kolegji ISPE ofron janë:

  • BA Studime të Integruara Evropiane
  • BA Studime të Sigurisë
  • BA Ekonomik
  • - Menaxhment dhe Informatikë
  • - Banka,Financa dhe Kontabilitet
  • - Marketing
  • - Ekonomiks
  • BA Shkenca Politike
  • LLB Juridik i Përgjithshëm

NIVELI MASTER:

  • MA Studime Evropiane
  • MA Studime të Sigurisë

Kolegji ISPE është i përkushtuar të ofrojë mundësi dhe kualitet akademik për studentët e tij në mënyrë që ata të përjetojnë zhvillimin maksimal profesional, në një ambient Evropian, si dhe të kontribuoj në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.

Na Kontakto

  • (+381) 038 221 744
  • (+377) 044 674 566

Newsletter

Abonohu ne sistemin tonë për të marrë informata e reja nga Kolegji ISPE përmes emailit.

Rrjetet Sociale

Na ndiq në rrjetet sociale:
Copyright © Kolegji ISPE 2014