Qendra e Karrierës në Kolegjin ISPE

career

Qendra e Karrierës, pjesë e strukturës së Kolegjit ISPE, ka filluar të funksionojë në mesin e vitit 2015. Objektivi kryesor i kësaj strukture është orientimi dhe këshillimi i studentëve për një qasje më të mirë në tregun e punës.

Misioni:

Qendra e Karrierësnë Kolegjin ISPE synon të ofrojë një qasje më të mirë të studentëve me tregun e punës, duke përmirësuar cilësinë e edukimit të tyre dhe duke i mbështetur dhe inkurajuar në zhvillimin e plotë të potencialit të tyre.

Vizioni:

Vizioni i Qendrës se Karrierës është që të jete qendër efektive që do të shërbej dhe ndihmoj studentin në kalimin nga bota akademike në atë profesionale, duke ofruar shërbimet më të mira të karrierës dhe duke integruar strukturat e mësimdhënies së vazhdueshme si p.sh. Alumni dhe Lifelong Learning, për të përmbushur më mirë nevojat dhe pritshmëritë e grupeve të interesit.  

Çka bëjmë ne?

  • U ndihmojmë studentët të planifikojnë, identifikojnë, përpunojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës për kërkimin e vendit të punës.
  • Ofrojmë informata aktuale për mundësitë për punësim dhe praktikë (Internship). Pastaj poashtu ofrojmë informata për: studime jashtë vendit, shkolla verore, panaire karriere etj.
  • Ofrojmë informata aktuale për tregun e punës.
  • Organizojmë ngjarje që u mundëson studentëve të krijojnë lidhje, intervista me punëdhënësit.
  • Nxisim dhe mbajmë partneritet, të vazhdueshëm dhe afatgjatë me departamentet akademike për të siguruar shkëmbime cilësore mes Qendrës së Karrierës, komunitetit akademik dhe punëdhënësve brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës.

Na Kontakto

  • (+381) 038 221 744
  • (+377) 044 674 566

Newsletter

Abonohu ne sistemin tonë për të marrë informata e reja nga Kolegji ISPE përmes emailit.

Rrjetet Sociale

Na ndiq në rrjetet sociale:
Copyright © Kolegji ISPE 2014