Profili

Kolegji ISPE është përcaktuar për një angazhim të thellë në sigurimin kërkimeve shkencore të  cilësisë së lartë në diciplina të ndryshme akademike. Hulumtimi dhe edukimi i përkasin qëllimeve kryesore të Kolegjit për të stimuluar kreativitetin dhe inovacionin, të cilat më pas do të kenë efekt të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe më gjerë.

Kolegji ISPE ka hapur edhe Zyrën për Hulumtim dhe Bashkëpunim me qëllim për të ndihmuar dhe organizuar kërkimet  shkencore në të gjitha Fakultetet  dhe departamentet e  akredituara, të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e Kolegjit ISPE.

Në këtë drejtim Kolegji ISPE  po ndihmohet edhe nga Universitetet Partnerë me të cilët ka firmosur memorandume Bashkëpunimi.

Së shpejti do të hapet edhe Këndi i NATO-s, i cili do t’u ofrojë stafit akademik dhe studentëve burimet primare në fushën e sigurisë globale dhe politikat e jashtme.

Deri më tani ekipet hulumtuese të Kolegjit ISPE ka realizuar një numër të madhë të kërkimeve shkencore në fushën e tregut të brendshëm, konkurencës brenda Bashkimit Evropian,integrimeve ekonomike evropiane,  bashkëpunimit rajonal  në dimensionin ekonomik brenda rajonit të Ballkanit si dhe në fusha tjera të shkencave shoqërore.

Hulumtimet e realuzuara janë në botim e sipër.

Kolegji ISPE  është duke kërkuar partnerë të besueshëm për tu bërë pjesë e projekteve hulumtuese të cilat ndihmohen nga organizatat relevante ndërkombëtare. 

Na Kontakto

  • (+381) 038 221 744
  • (+377) 044 674 566

Newsletter

Abonohu ne sistemin tonë për të marrë informata e reja nga Kolegji ISPE përmes emailit.

Rrjetet Sociale

Na ndiq në rrjetet sociale:
Copyright © Kolegji ISPE 2014