ISPE në mediat ndërkombëtare

Një artikull i botuar në gazetën më prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), ndër të rrallat shkrime pozitive muajve të fundit lidhur me zhvillimet në Kosovë, shtjellon aspektet pozitive të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Artikulli është shkruar nga njëri ndër gazetarët më të famshëm të Gjermanisë, Dirk Schumer, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, përkatësisht në Kolegjin ISPE, institucion i arsimit të lartë, institucion të cilin autori e vlerëson si një projekt pozitiv për zhvillimet e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe mundësi e shkëlqyeshme për të rinjtë e Kosovës që të ndërtohen si kapacitete të reja për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Ky artikull i botuar në edicionin special të fundjavës “Bilder und Zeiten” - Feuilleton të gazetës FAZ, ndër të tjera thekson se Kosova si njëri nga vendet më të reja në botë, është një vend mjaft dinamik i dominuar nga një mesatare e re e popullsisë.

Me të ardhurat mesatare më të vogla, kosovarët cilësohen të jenë evropianët më të varfër dhe autori thekson se sipas statistikave, deri në 30% të popullsisë së Kosovës jetojnë ose punojnë në shtete të huaja evropiane, si në Gjermani, Zvicër dhe Austri. Edhe pse me probleme ekonomike të mëdha, Kosova vlerësohet nga autori të jetë si një vend mjaft dinamik dhe e vlerëson atë si një vend potencial për investime, të cilat do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Problemet me të cilat ballafaqohet sot Kosova sipas autorit janë edhe mungesa e librave kadastralë, të cilat ishin konfiskuar gjatë luftës nga forcat serbe, dhe sot e asaj dite këto libra nuk janë kthyer në Kosovë. Si një vend mjaft atraktiv për investime, autori nënvizon edhe nevojën e njohjes nga pesë vendet e BE-së (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro), të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe bën thirrje për trajtim të barabartë të Kosovës me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

Autori hamendëson nëse do të mund të themelohej në Kosovë një rend multikulturor dhe evropian, duke marrë parasysh ligjëratën e ambasadorit zviceran në Kosovë, Lukas Beglinger, para Studentëve Evropianë të Kosovës në Kolegjin ISPE, i cili deklaroi se Zvicra si një vend me katër gjuhë dhe me diversitet të religjionit do të mund të shërbente si model i bashkëjetesës multietnike për Kosovën.

Mirëpo, autori këtë e konsideron si një utopi, për arsye se edhe vetë flamuri i Kosovës, i cili ka gjashtë yje, të cilat përfaqësojnë gjashtë popujt që jetojnë në Kosovë, nuk do të mund të jetonin së bashku për arsye se jetesa është e pamundur me serbët, për arsye se ata e kanë rrethuar veten e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës.Në këtë shkrim po ashtu citohet edhe Avni Mazrreku, drejtori i Kolegjit ISPE në Prishtinë, i cili thekson se “është në duart tona nëse Kosova mund të jetë një model i një shteti të suksesshëm apo e kundërta, por së pari nevojitet një shtet i sundimit të ligjit, që shteti mund të qëndrojë në këmbët e veta”.


Na Kontakto

  • (+381) 038 221 744
  • (+377) 044 674 566

Newsletter

Abonohu ne sistemin tonë për të marrë informata e reja nga Kolegji ISPE përmes emailit.

Rrjetet Sociale

Na ndiq në rrjetet sociale:
Copyright © Kolegji ISPE 2014